-
‘Guten tag’ (Mirëdita) dhe ‘Auf Wiedersehen’ (Ditën e mirë) janë përshëndetjet e zakonshme. Zakonisht njerëzit përshëndesin të gjithë kur takohen me një ose disa persona. Për shembull, kur hyni në një shitore të vogël ose te mjeku me ‘Mirëdita’ ju përshëndesni të gjithë personat që janë aty. Njëjtë ju mund të përshëndesni njerëzit në fshat dhe zona të largëta.
-
Buzëqeshja në publik nuk konsiderohet flirtim edhe kur ju bisedoni me një të panjohur. Njerëzit mundohen të jenë të sjellshëm dhe mikpritës kur buzëqeshin.
-
Njerëzit në Gjermani vlerësojnë hapësirën personale dhe privatsinë, që mund te tingëllojë sikur largësi dhe ftohtësi ndonjëherë. Është krejt e zakonshme që të uleni afër një të panjohuri në tren ose restoran për orë të tëra dhe të thoni vetëm përshëndetje dhe ditën e mirë.Gjithashtu, shumë njerëz pëlqejnë të ulen vetëm në transportin publik.
-
Për shkak të privatsisë dhe qetësisë, njerëzit shpesh i mbyllin dyert, p.sh. në ndërtesa të mëdha zyresh apo shtëpi. Është mirësjellje që të trokisni në derë para se të hyni dhe zakonisht ju do të ftoheni brenda dhe pyeteni.
-
E diela është ditë e qetë. Gati të gjitha shitoret janë mbyllur dhe shumë pak njerëz punojnë. Fqinjët mund të ankohen nëse zëri juaj ju pengon, p.sh. nëse prisni barin ose montoni rafte në mur. Po ashtu, njerëzit në Gjermani duan qetësi gjatë orëve të gjumit nga ora 10 në mbrëmje deri në 7 në mëngjes.
-
Urinimi në publik mund të jetë ofendim. Toaletet publike gjenden në shumë vende. Ato zakonisht janë të pajisura me letër toaleti, por jo edhe me mini çezme. Është krejt në rregull të hidhni letrën e toaletit në guaskë (shole), e jo në shportën e bërllokut. Kjo nuk vlen për tamponët dhe fashat sanitare. Përdorni brushën për të pastruar guaskën. Sigurohu qe toaleti të jetë i pastër dhe i tharë kur të largoheni. Prandaj, rekomandohet që të përdorni guaskën duke u ulur në të. Në rast se nuk ka urinal ne objekt, kjo vlenë edhe për meshkujt. Larja e duarve para se të largoheni është pjesë e standardit higjienik.
-
Bisedat e gjata dhe te zëshme në publik, veçanërisht në transportin publik, konsiderohen të pahijshme. Bisedat dhe telefonatat bëhen me zë të ulët.
-
Në transportin publik gjenden ulëse dhe vende të rezervuara për të moshuar, të sëmurë, shtatëzëna dhe disa për karroce. Njerëzit zakonisht i lënë këto vende të lira ose largohen kur dikush ka nevojë t’i përdor.
-
Në shkallët lëvizëse, njerëzit zakonisht qëndrojnë në anën e djathtë dhe ecin në anën e majtë.
-
Nëse keni nevojë për ndihmë, lirisht pyesni cilindo person të rritur. Zakonisht njerëzit janë të sjellshëm. Rekomandohet që të mos u afroheni fëmijëve pa lejen e prindërve të tyre.